☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për pezullim të ligjit për KLD-në

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte shpalljen të papajtueshëm me Kushtetutën dhe pezullimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
Gjykata-Kushtetuese1-516x350-1Në seancën e zhvilluar paradite, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, tha se ligji i miratuar nga parlamenti në seancën e 31 korrikut i heq të drejtën Presidentit të Republikës që të zgjedhë nënkryetarin e KLD-së.
“Ligji i miratuar nga mazhoranca e përjashton presidentin në zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së dhe shkel nenin kushtetues të barazisë, sipas të cilit, çdo anëtar i KLD-së mund të zgjidhet nënkryetar i këtij institucioni.
Një tjetër moment që lidhet me këtë ligj, i kundërshtuar nga PD, është se miratimi i tij është bërë me procedurë të përshpejtuar, gjë që bie ndesh me Kushtetutën për ligjet me shumicë të cilësuar.
Por, këto argumente u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i PS-së në seancën gjyqësore, deputeti Armando Subashi, sipas të cilit, procedura e ndjekur në miratimin e ligjit është në përputhje me rregulloren parlamentare, ndërsa e pranishme në shqyrtimin e ti, ka qënë dhe opozita, tha ai.
“Mazhoranca është e mendimit, sikurse është shprehur dhe Eduard Halimi, kur ka qënë ministër Drejtësie, se nënkryetarin e KLD-së nuk mund ta zgjedhë presidenti. Po ashtu, edhe anëtarët e tjerë nuk mund të jenë në këtë post. Ndaj vetëm tre të zgjedhur nga Kuvendi në KLD, mund të zgjidhen në detyrën e nënkryetarit “, tha Subashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.