☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.98 ▼0.33%
ARI 4,837 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,707 ▼ -1.03% ETH $2,317 ▼ -2.33% XRP $1.3542 ▼ -1.13% SOL $82.9600 ▼ -3.45%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,837 ▼0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.98 ▼0.33 % ARI 4,837 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Kushtetuesja rrëzon Ramën, pezullon ligjin për gradat në Ushtri

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dy neneve të ligjit për gradat në Ushtri, që i jepnin Kryeministrit të drejtën e lirimit ose nxjerrjes në rezervë të oficerëve me gradë madhore.

gjykata-kushtetueseVendimi është marrë të dje nga Gjykata Kushtetuese dhe njoftimi për këtë vendim është bërë publik në faqen zyrtare të institucionit. Gazeta “Panorama” shkruan se Presidenti i Republikës, i cili preket nga ligji i ri “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë”, kishte kërkuar shfuqizimin e nenit 25/3 dhe 26/4 si antikushtetues, ndërsa kishte kërkuar gjithashtu dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga kjo gjykatë.

Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të nenit 25/3, sipas të cilit “oficerët me gradë madhore dalin në rezervë me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes” dhe nenit 26/4 sipas të cilit “oficerët me gradë madhore dalin në lirim me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes” të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë “deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”.

Oficerë me grada madhore janë ushtarakët që mbajnë gradën “Gjeneral” dhe janë të emëruar si përfaqësues ushtarakë në NATO ose në pozicione ekuivalente në strukturat e NATO­s etj.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me datë 10.02.2015, mori në shqyrtim kërkesën paraprake që i perket çështjes me:

Kërkues: Presidenti i Republikës

Objekt: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi kërkesën paraprake për pezullimin e zbatimit të ligjit objekt kërkese, Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë” deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.