Maqedonia
Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 45-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 45-të në të cilën do të debatojë për disa vendime ligjore me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe për blerjen e tokës ndërtimore në pronë shtetërore dhe të Ligjit për marrëdhënie pune.
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për material arkivor dhe të Ligjit për sportin.