Kosova
Kuvendi i Kosovës, rezolutë për lirimin e Haradinajt
Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë të enjte rezolutën për lirimin pa kushte të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Rezoluta për Haradinajn kërkon, mes të tjerash, pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e tij.
Aktualisht Haradinaj mbahet në gjendje arresti në Kolmar të Francës, ku autoritetet gjyqësore kanë shtyrë për në prill vendimin për lirimin ose ekstradimin e tij në Serbi.