🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,951 ▲0.94%
DOW 48,529 ▲0.64%
NASDAQ 23,531 ▲1.5%
NAFTA 93.77 ▼5.36%
ARI 4,831 ▲1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,217 ▲ +4.82% ETH $2,361 ▲ +7.09% XRP $1.3761 ▲ +3.24% SOL $86.0200 ▲ +4.31%
S&P 500 6,951 ▲0.94 % DOW 48,529 ▲0.64 % NASDAQ 23,531 ▲1.5 % NAFTA 93.77 ▼5.36 % ARI 4,831 ▲1.33 % S&P 500 6,951 ▲0.94 % DOW 48,529 ▲0.64 % NASDAQ 23,531 ▲1.5 % NAFTA 93.77 ▼5.36 % ARI 4,831 ▲1.33 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kuvendi i Kosovës seancë solemne në ditën dhe orën e shpalljes së Pavarësisë

Nesër, në Ditën e Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë solemne, në orën 15:00, kohë kur para shtatë vitesh, në 17 Shkurtin historik 2008, u mblodh për shpalljen e shtetit të ri evropian, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

kuvendi-voton-qeverin-euml-e-re-kryeminist-euml-r-isa-mustafa_hd“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe propozimin e tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, -theksonte deklarata e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata është prezantuar në seancën e jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit nga kryeministri i Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi.

Shtatë vjet më pas ai kujton se, “shpallja e Pavarësisë, leximi i deklaratës së pavarësisë, pastaj momenti i nënshkrimit të saj ishin momente që sillnin në mendjet tona së pari dhimbje, mall, admirim dhe përulje për të gjithë ata që kishin punuar dhe që ishin flijuar për këtë synim madhor”.

“Shteti i ri është konsoliduar brenda dhe jashtë dhe sot është burim i stabilitetit për tërë rajonin dhe më gjerë si dhe shembull për pjesët e tjera të botës për atë se si të tejkalohen dhimbja dhe shkatërrimi i luftës”, – shprehet sot në shtypin e Prishtinës Thaçi, aktualisht zv/kryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.