Kosova
Kuvendi miraton vazhdimin e misionit të EULEX-it
Pas një debati me tone kritike, të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në vendin tonë, me 84 vota në favor të vazhdimit, dhe 6 kundër dhe 1 që nuk u deklarua u miratua vendimi i qeverisë që ky mision të veprojë në Kosovë edhe për dy vjet.
Shumica e deputetëve në diskutimin e tyre, edhe ata që miratonin vazhdimin e misionit, edhe ata që ishin kundër, theksuan dështimet në të kaluarën të këtij misioni dhe kërkuan që ai të përmbushë misionin për të cilin vjen në Kosovë.