Kronika

Laç, makina përplas 7-vjeçarin para kopshtit, rëndë në Spitalin Ushtarak

ambulanca-aksidentNjë fëmijë vetëm 7 vjeç është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit ku i mituri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është përplasur nga një makinë teksa ndodhej para kopshtit të qytetit.

7-vjeçari ka marrë plagë mjaft të rënda nga përplasja dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button