KronikaSporti

Lajm i fundit, Eriksen në gjëndje stabël!

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 41-të të sfidës së vlefshme të grupit B për Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës dhe sipas informacione të fundit është në gjëndje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën.
Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak, arbitri anglez Taylor ndërpreu ndeshjen ndërkohë që Eriksen u dërgua me urgjencë në spital.

Në orët e ardhshme priten të tjera informacione mbi gjëndjen e mesfushorit të Interit. Për momentin futbolli është ndalur dhe të gjithë po luten për jetën e Christian Eriksen. Në fushë zbriti edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e dëshpëruar e cila u ngushëllua nga kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel.

Një foto gjithsesi ka qetësuar familjarët, të gjithë danezët, tifozët e Interit dhe të gjithë sportdashësit pasi në momentin që Eriksen është dërguar me barrelë në spital i ka patur sytë hapur dhe ka qenë i ndërgjegjshëm. Sipas BeinSport gjëndja e Eriksen është stabël teksa futbollisti është transferuar në një spital në Copenhagen. Urojmë që Zoti të bëjë një mrekulli dhe Eriksen t’ia hedhi me kaq dhe të rikthehet më i fortë se kurrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button