Kronika e zeze

Lamtumirë Doktor Florit, përcillet me duartrokitje të gjatë, lot dhe muzikën e tij

percjellja-300x225Me duartrokitje të gjatë nga qytetarë të shumtë që kishin mbushur plot hollin dhe oborrin para TVSH-së dhe me muzikën e tij në sfond është përcjellë arkëmorti me trupin e pajetë të Doktor Florit.h

Miq, të njohur, kolegë, e shumë të tjerë të panjohur, por fansë të muzikës e këngës së tij i kanë dhënë japin sot lamtumirën e fundit Doktor Florit.

Në një ceremoni të posaçme që nisi në orën 09.00 në ambientet e TVSH-së, per dy orë janë zhvilluar homazhet në nder të këngëtarit rebel.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shpehur nga afër ngushëllimet për familjarët. “Është një ngjarje mjaft tronditëse ndarja nga jeta e Doktor Florit, por përvec ngushëllimeve më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët e artistët unë besoj se kemi angazhimin për ta kujtuar të qeshur e plot energji e dëshirë për t’i gëzuar gjithë të tjerët”- tha Meta, pas homazheve, në një prononcim të shkurtër për mediat.

Homazhe në nder të tij kanë zhvilluar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shoqëruar nga deputeti i PS-së, Blendi Klosi.homazhe1

Këngëtari Alban Skenderaj, pas homazheve e ngushëllimit të familjes ka thënë për mediat se boshllëku që la Flori nuk do mbushet dot kurrë.

“Është një humbje shumë e madhe për familjen, miqtë dhe muzikën. Flori ishte një talent I rrallë dhe njerëzit si ai janë paketë, artist, tekstshkrues shumë i mirë, këngëtar shumë I mirë, i fuqishëm, energjik, pozitiv, me dashuri të madhe për jetën. Është e vështirë të gjesh fjalët për këtë humbje, një boshllëk e mungesë që nuk do mbushet ndonjëherë”- tha ai.

Arkëmorti është mbajtur nga miqtë e tij të ngushtë. Brenda ambienteve është vënë fillimisht muzikë funebre, e më pas holli ka jehuar nga këngët e kënduara nga vetë doktor Flori.

Pas homazheve, mes muzikës, duartrokitjeve dhe lotëve kortezhi është nisur drejt Sharrës.

“Panorama’ shkruan sot se testi paraprak i mjekëve ka konstatuar gjurmë kokaine në gjak, ndërkohë qe versioni zyrtar është ‘vdekje nga takikardia’.

Trupi i këngëtarit ka qëndruar mbi 5 orë në morg, ndërkohë që banesa e të ndjerit u ‘popullua’ nga miq e të njohur të shumtë, që i gjenden pranë familjes në këtë moment kaq të vështirë.

percjellja2

percjellja3

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button