Kronika

Laprakë, tentoi ti jepte 2000 lekë policit rrugor, arrestohet shoferi

Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një shofer pasi ka tentuar ti japë ryshfet një polici rrugor. Burime zyrtare, bëjnë me dije se nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti-Korrupsionit, sot rreth orës 11:30, në rrugën “Dritan Hoxha” është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shemsi Seferi.

policetKy shtetas në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ka qënë në lëvizje me automjetin e tij “Wolsvagen Sharon” taksi e pa licencuar me targë AA 395 HK dhe ka tentuar ti japi shumën 2000 lekë. Ky shtetas është arrestuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Kodi Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button