☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,599 ▲ +0.11% ETH $2,318 ▲ +0.36% XRP $1.4332 ▲ +0.48% SOL $86.6200 ▲ +1.68%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dita e Verës festohet në Tiranë, me dhjetëra aktivitete dhe panaire artizanale

Tirana është përfshirë sot nga atmosfera festive e Ditës së Verës, ku dhjetëra aktivitete kulturore, artistike dhe argëtuese po zhvillohen në zona të ndryshme të qytetit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, mijëra qytetarë dhe vizitorë kanë dalë në sheshe dhe rrugë për të shijuar festimet dhe aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës, të cilat përfshijnë rreth 50 aktivitete të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Në fillim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është vendosur një ekran i madh ku prezantohen aktivitete që fokusohen te tradita shqiptare, përfshirë muzikën dhe veshjet popullore.

Po ashtu, përgjatë bulevardit dhe në zona të tjera të qytetit janë ngritur stenda panairi me produkte artizanale dhe gatime tradicionale.

Programi i aktiviteteve përfshin koncerte muzikore, performanca nga DJ, aktivitete sportive dhe hapësira argëtimi për fëmijët dhe familjet. Ndërkohë, në mbrëmje, pas orës 19:00, në zonën e Bllokut do të zhvillohen aktivitete me muzikë elektronike.

Për shkak të festimeve dhe aktiviteteve të shumta, në disa akse kryesore të kryeqytetit është kufizuar qarkullimi i automjeteve, sipas planit të masave të njoftuara nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës.

Sipas këtij plani, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, qarkullimi është kufizuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel “Dajti”, në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.

Dita e Verës është një nga festat më të njohura tradicionale shqiptare dhe festohet çdo vit më 14 mars, me aktivitete që simbolizojnë ardhjen e pranverës dhe ripërtëritjen e natyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.