Politika

Largimi i shqiptarëve drejt Gjermanisë, Hoffmann: Nuk do të ketë azil ekonomik

Shpresat e të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar në mënyrë të paligjshme drejt Gjermanisë së fundmi, thuajse janë shuar. Ambasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffmann ka deklaruar se nuk do të ketë azil ekonomik për emigrantët e paligjshëm, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos largohen nga vendi. Ditën e sotme ambasadori Hoffmann i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë inspektuar pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Ambasadori Hoffmann theksoi se “të gjithë qytetarët që kanë ikur nga Shqipëria, do të kthehen sa më shpejt”.

“Të gjithë qytetarët që kanë ikur do të rikthehen. Ne do të përshpejtojmë procedurat për verifikim sa më të shpejtë. Theksoj se nuk do të ketë azil ekonomik dhe inkurajoj shqiptarët që të mos lënë vendin e tyre. U them se do të kthehen në Shqipëri dhe do të humbasin gjithçka”, theksoi ambasadori Hoffmann.

Ndërkaq, ministri Tahiri i cili u njoh me procedurat e kalimit kufitar, bëri me dije se të hënën do të jetë në Gjermani për t’u takuar me homologun e tij, për t’i kërkuaj përshpejtim të procedurave për kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Kjo duhet t’i frenojë shqiptarët që të largohen nga vendi”, tha ministri Tahiri, ndërsa theksoi se “Do të ketë gatishmëri në të gjitha pikat e kalimit kufitar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button