Kronika

Largimi i Xhafajt, Vasilika Hysi merr kryesimin e komisionit të Ligjeve

Ndryshimet e sotme në qeveri u shoqëruan me ndryshime dhe në përbërjen e komisioneve parlamentare.

Me emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, në vend të tij, do të marrë drejtimin e komisionit të Ligjeve.

Vendi i sekretarit të këtij komisioni, që deri më sot e ka mbajtur Hysi, do i kalojë deputetit socialist, Ulsi Manja.

Ndërsa deputeti i PS-së, Besnik Baraj u miratua kryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ne vend te Eduard Shalsit, i emëruar sot ministër i Çështjeve Vendore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button