Ekonomia

Lazimi: Posta Shqiptare lider në tregun postar, me tregues ne rritje

Posta Shqiptare është lider në tregun postar, duke garantuar silësi dhe siguri të këtij shërbimi për të gjithë klientët e saj.

Në analizën vjetore 2015 të Postës Shqiptare, Drejtori i Postës, Majlind Lazimi theksoi se, viti që lam pas ka qenë i suksesshëm për këtë institucion, ku fitimi është regjistruar në rreth 265 milionë lekë, ose tre herë më shumë nga çfarë ishte programuar.

Nga ana tjetër, Lazimi ka prezantuar si sfida për këtë vit rikonstruksionin e 50 zyrave, hapjen e zyrave të reja, si dhe vënien në jetë të projektit të post bankës apo sistemit të pagesave përmes celularit.
Posta Shqiptare aktualisht ofron 80 shërbime përmes 550 zyrave në të gjithë vendin.

Nga analiza ekonomike e vitit 2015, raportohet tejkalim i të ardhurave të këtij institucioni me 125 milionë lekë, si dhe rritje të voluimit tregtar për shërbimet e shpejta me 31 për qind., ndërsa tregtia on line rezultoi me një rritje prej 27 për qind krahasuar me vitin 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button