Ekonomia

Gjiknuri-Aamara: Bashkëpunim në fushën energjitike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti të premten në një takim Ministrin e Energjisë, Minierave, Ujit dhe Mjedisit të Marokut Abdelkader Aamara.

Gjatë diskutimit, Ministri Gjiknuri u ndal tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik por edhe atë të hidrokarbureve dhe minierave.

Bashkëbiseduesit u dakordësuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës për politikat e zhvillimit të industrisë minerare ashtu sikurse fushën e energjive të rinovueshme, burimet e gjenerimit nga era dhe dielli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button