☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,612 ▲0.85%
DOW 46,534 ▲0.89%
NASDAQ 22,007 ▲1.13%
NAFTA 89.93 ▼2.62%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,798 ▲ +2.61% ETH $2,162 ▲ +2.57% XRP $1.4114 ▲ +1.75% SOL $91.7100 ▲ +3.11%
S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,612 ▲0.85 % DOW 46,534 ▲0.89 % NASDAQ 22,007 ▲1.13 % NAFTA 89.93 ▼2.62 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Le Pen kërkon pushtetin, pas fitores në zgjedhjet lokale

Pas triumfit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Marine Le Pen e shpall hapur objektivin e saj të vërtetë: Fronti Nacional dëshiron të marrë pushtetin, të dielën e ardhshme në rajone, dhe me presidencialet e legjislativet e 2017-tës në të gjithë Francën.

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë, që rezulton sot forca më popullore politike në vend, e bëri këtë deklaratë në konferencën për shtyp të dhënë një ditë pas fitores.

Transformimi i Frontit Nacional tashmë është i plotë. Për gati 40 vjet, partia e themeluar e drejtuar nga i ati i saj, Jean Marie Le Pen, është kënaqur me rolin periferik të kontrapedalit në demokraci, e aftë të sillte ndonjë shkundje kombëtare siç ishte 16,9 përqindëshi i votave i siguruar në presidencialet e 21 prillit 2002, por pa ndonjë peshë të qënësishme.

Kush votonte për Frontin Nacional, e bënte në formë proteste krejtësisht i vetëdijshëm se votën e tij, me shumë gjasë, po e hidhte kot. Sot nuk është më kështu. Që prej mbërritjes në majë në 2011-tën, Marine Le Pen është përpjekur t’i ndryshojë fytyrën lëvizjes që drejton duke hequr dorë nga trashëgimia antisemite e duke ndërtuar nga zeroja një rrjet përfaqësuesish dhe kandidatësh lokalë.

Rezultatet e para u panë në administrativet e 2014-tës, lokalet e marsit 2015-tës dhe rajonet e tanishme, gara elektorale këto ku Jean-Marie Le Pen ishte mësuar të dilte keq, ndërsa e bija po i kthen më shumë sukses në trampolinën e saj drejt pushtetit qëndror. Sidoqoftë, përpara se të dilet në përfundime, duhet pritur raundi i dytë i votimeve më 13 dhjetor, i cili vulos rezultatin për të gjitha partitë. Fronti Kombëtar ka shenuar historikisht performancë më të mirë në raundin e parë ndërsa e ka pasur të vështirë ta ruaje epërsinë në të dytin, pasi rivalet thuajse gjithmonë kanë bashkuar forcat kundër tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.