Kronika

Leje pallati, IKMT kallëzim penal Lulzim Bashës për “shpërdorim detyre”

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kallëzon penalisht Lulzim Bashën, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

dallendyshebiciKallëzimi për ‘shpërdorim detyre’ lidhet me dhënien e një leje ndërtimi në rrugën e Elbasanit, ndërmjet shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” dhe Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Ndërkaq IKMT-ja ka paditur edhe kreun e INUV-Florenc Hoxha.

Në një deklaratë të kreut të IKMT-së, Dallëndyshe Bici sqarohet se kryebashkiaku Basha i ka dhënë një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin kompanisë Genar A. shpk, ndërsa shton se për këtë zonë mungonte edhe një plan ndërtimor.

Sipas zonjës së hekurt Bici, subjekti në fjalë ka pasur mangësi edhe në dokumentacion në momentin që ka aplikuar për leje, ndërsa nuk ka asnjë metër largësi nga rruga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button