☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.52 ▲0.82%
ARI 5,029 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,769 ▲ +3.07% ETH $2,256 ▲ +7.39% XRP $1.4718 ▲ +3.99% SOL $93.2200 ▲ +5.88%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.52 ▲0.82 % ARI 5,029 ▼0.65 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.52 ▲0.82 % ARI 5,029 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Lëvizja Besa: Kush e pengon rikonstruksionin e bulevardit “Nikolla Karev”?

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me mos rikonstruimin e bulevardit ”Nikolla Karev” apo ndryshe siç njihet ”Rruga e Plastikave” njofton Telegrafi Maqedoni.

”Rikonstruktimi i bulevardit “Nikolla Karev” (“Rruga e plastikave”) ishte paraparë në dy buxhete vjetore të Qytetit të Shkupit, më 2014 dhe 2015, madje edhe për vitin 2016 Qyteti i Shkupit ka paraparë buxhet për këtë bulevard, por assesi të lëvizë nga pika zero.

Nisur nga kjo, Lëvizja BESA ngre shqetësimin e saj ndaj qasjes selektive të Shkupit kur bëhet fjalë për investime në vendbanimet shqiptare dhe vazhdon kështu ta kultivojë një kryeqytet me dy pamje: njëra bashkëkohore dhe, ana tjetër, afrikane. Në këtë pa dyshim ka meritën e saj edhe BDI-ja, si bashkëpunëtore e VMRO-së edhe në pushtetin lokal në Shkup dhe mbështetëse e projektit “Shkupi 2014”.

Për këtë arsye Lëvizja BESA në agjendën e saj ka përshkruar se ky shtet do të jetë i tillë vetëm nëse pranohet RIDEFINIMI i tij, që nënkupton edhe zhvillimin e politikave të drejta lokale. Ndërsa kjo mund të bëhet vetëm me njerëz pa hipoteka dhe profesionistë që dinë, duan dhe mund ta realizojnë atë.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.