Kronika
Lezhë, përfshihet nga flakët një apartament, asfiksohet një 18-vjeçar
Një apartament në katin e katert ne një pallat në qendër të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në kohën kur brenda tij ndodhej nje 18-vjeçar.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen nga banesa të te riut i cili është asfiksuar si pasojë e tymit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.