Teknologji

LG G4 do të jetë rivali kryesor i Samsung Galaxy Note 4?

Sipas një informacioni ende të pakonfirmuar nga Azia, thuhet se gjenerata e re e telefonit të LG, përkatësisht modeli LG G4 do të jetë rival i drejtpërdrejt i Samsung Galaxy Note 4. Për ta arritur këtë epitet, LG ka menduar që fabletit të saj të ri t’ia shtojë edhe lapsin digjital.

lg-g4-do-t-euml-jet-euml-rivali-kryesor-i-samsung-galaxy-note-4_hdNdërsa karakteristikat tjera të LG G4 do të përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5.3″ me rezolucionin QHD dhe skaje të ngushta, të ngjashme me ato të G3. Procesori i G4 thuhet se do të vijë me Snapdragon 810, 4GB RAM dhe variantet e memories me 32GB/64GB.

Së fundmi, LG ka aplikuar edhe për regjistrimin e markës “LG G Pen” që pritet të jetë përgjigja e kompanisë ndaj Samsung S Pen, dhe e cila do të punojë me shumicën e karakteristikave softuerike të fabletit.

Me afrimin e Kongresit Botëror Mobil, pritjet janë që edhe LG ta prezantojë fabletin e saj të ardhshëm, LG G4.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button