🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,129 ▲ +0.4% ETH $2,052 ▼ -0.28% XRP $1.3159 ▲ +0.01% SOL $80.1400 ▲ +0.16%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Libri

Libër i ri për historinë e Frashërit: “Hasani i madh i Frashërit dhe Butka”

Sipas autorit,Vepror Hasani,libri paraqet një interpretim të ri mbi krijimin dhe zhvillimin e familjeve të mëdha të Frashërit, duke kundërshtuar disa nga tezave të njohura të historiografisë shqiptare, përfshirë edhe ato të historianit Kristo Frashëri dhe studiuesve Alfred dhe Neki Frashëri.

Një libër i ri studimor mbi historinë dhe origjinën e familjeve të mëdha të Frashërit ka dalë në qarkullim, duke sjellë një qasje ndryshe nga interpretimet e deritanishme historike. Vepra me titull “Hasani i madh i Frashërit dhe Butka”, me autor Vepror Hasani, përpiqet të rindërtojë historinë e këtij fshati të njohur historik përmes dëshmive të të moshuarve, burimeve arkivore dhe literaturës ekzistuese.

Sipas autorit, libri paraqet një interpretim të ri mbi krijimin dhe zhvillimin e familjeve të mëdha të Frashërit, duke kundërshtuar disa nga tezave të njohura të historiografisë shqiptare, përfshirë edhe ato të historianit Kristo Frashëri dhe studiuesve Alfred dhe Neki Frashëri.

Në libër argumentohet se Ajaz Beu, i cili sipas disa versioneve konsiderohet si themelues i familjeve të mëdha të Frashërit, nuk mund të ketë pasur një rol të tillë. Autori thekson se Ajaz Beu erdhi në Frashër pas vitit 1700 dhe u vra së bashku me të birin, Bondon, në vitin 1731 me urdhër të sulltanit, duke qëndruar në këtë zonë më pak se tre dekada. Ndërkohë, sipas Hasanit, Frashëri kishte tashmë një histori disa shekullore dhe një strukturë të konsoliduar familjare.

Libri sjell në vëmendje edhe faktin se që nga viti 1506, kur Frashëri mori statusin e “Derbendit”, banorët vendas kishin për më shumë se dy shekuj detyrën e mbrojtjes së urave, shtigjeve dhe rrugëve të karvaneve tregtare të Perandorisë Osmane. Kjo, sipas autorit, ndikoi në pasurimin dhe forcimin e familjeve vendase shumë kohë përpara ardhjes së Ajaz Beut.

Në këtë kontekst, autori argumenton se një nga fiset më të hershme dhe më të mëdha të Frashërit ishte fisi Nikolla, me 11 familje të krishtera, nga të cilat – pas kalimit nga besimi ortodoks në atë mysliman – u formuan disa nga familjet më të njohura të zonës. Ndër më të hershmet përmendet familja Hasanas, nga e cila, sipas librit, rrjedhin shumë degë të tjera familjare.

Në studimin e tij, Vepror Hasani rendit si familje të mëdha të Frashërit edhe Sulejmanbellinjtë, Velibellinjtë, Vilakët, familjen e tre vëllezërve Frashëri (Dukollarët), Skënderasit, Kasollarët dhe Lakçenjët, ndërsa thekson se familja Aliçka, sipas shkrimeve të Mit’hat Frashërit, nuk konsiderohej një familje parësie.

Sipas autorit, figura qendrore nga e cila rrjedhin shumë prej këtyre familjeve është Hasani i madh i Frashërit, i konsideruar si kryegjyshi i familjeve të mëdha të zonës. Autori pohon se edhe vetë ai është pasardhës i kësaj linje familjare.

Libri synon të hapë një debat të ri mbi historinë e Frashërit dhe mbi origjinën e familjeve të tij më të njohura, duke ofruar materiale dokumentare dhe dëshmi që, sipas autorit, mund të ndihmojnë në rishikimin e disa narrativave historike të deritanishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.