Kosova

Liberalizimi i vizave, Mustafa: 8 kriteret e fundit përmbushen brenda 30 nëntorit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lajmëruar këtë të mërkurë se, në mesin e 95 kritereve të Bashkimit Europian për procesin e liberalizimit të vizave kanë mbetur edhe 8 pa u përmbushur, të cilët sipas kreut të ekzekutivit kosovar do të përmbushen deri më 30 nëntor.

Mustafa i ka dhënë këto informacione për kabinetin, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka shtuar se Bashkimi Europian nuk ka arsye, që të mos caktojë datën për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën.

Në këtë mbledhje, Mustafa ka informuar edhe njëherë për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork, si dhe për takimet që kanë pasur me udhëheqësit e vendeve të ndryshme të botës.

Ai tha se, në fokusin kryesor ka qenë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në INTERPOL dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Mustafa deklaroi gjithashtu gjatë mbledhjes se, ata kanë marrë përkrahjen e shumë vendeve për anëtarësimin në UNESCO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button