☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.06 ▼0.32%
ARI 4,722 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,645 ▲ +1.67% ETH $2,136 ▲ +3.7% XRP $1.3530 ▲ +2.45% SOL $84.2900 ▲ +1.08%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.06 ▼0.32 % ARI 4,722 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lista Serbe në përkrahje të Isa Mustafës

lista-serbe-n-euml-p-euml-rkrahje-t-euml-isa-mustaf-euml-s_hdPërderisa blloku LDK, AAK dhe Nisma, si dhe PDK-ja po bëjnë përpjekje për mbledhjen e sa më shumë votave për seancën e 12 shtatorit, lista Serbe tashmë ka dalë në përkrahje të Isa Mustafës.

Zyrtarë të kësaj partie i kanë thënë Radio Kosovës se në seancën e së premtes kjo listë do të votojë pro Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit.

Aktorët politik i kanë shtuar intensivisht bisedimet ditëve të fundit në përgatitje të seancës së 12 shtatorit, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit.

Blloku LDK, AAK, Nisma së fundi i kanë përafruar qëndrimet e tyre për nënshkrimin marrëveshjes, në mënyrë që edhe Vetëvendosje t`i bashkohet koalicionit pas zgjedhor.

Në anën tjetër, lista serbe tashmë ka konfirmuar se do ta përkrah kandidatin që do të nominohet nga koalicioni LDK, AAK dhe Nisma.

Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, vet kryetari listës Serbe Aleksander Jablanoviq, i cili ka thënë se kjo listë edhe më 17 korrik e ka votuar Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

“Këtyre ditëve nuk kemi pasur asnjë takim me përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Ajo që për ne është me rëndësi dhe pozicioni ynë është që më herët kemi pasur kontakte me Bllokun dhe tani qëndrimi I Listës serbe për mbështetje të kandidatit për kryetar të Kuvendit, Isa Mustafa, nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai.

Jabllanoviq, pret që më 12 shtator të zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit në mënyrë që të shmanget kriza institucionale në Kosovë.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur që zgjedhja e Isa Mustafës më 17 korrik ishte antikushtetuese dhe se vetëm PDK, si partia që fitoi më së shumti vota, mund të nominojë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Mirëpo, vendimi i kushtetueses nuk shpjegon se në rast të dështimit të përzgjedhjes së kandidatëve për Kryetar të Kuvendit në herën e parë, kush e ka të drejtën për të propozuar kandidatin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.