☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.73 ▲0.57%
ARI 4,366 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,682 ▼ -0.29% ETH $1,912 ▼ -0.1% XRP $1.0335 ▼ -2.04% SOL $73.3100 ▼ -0.84%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.73 ▲0.57 % ARI 4,366 ▲1.55 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.73 ▲0.57 % ARI 4,366 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kosova

Lista zyrtare kandidatëve të LDK-së për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një njoftimi publik, LDK-ja ka prezantuar ekipin prej 110 kandidatëve, duke e cilësuar atë si një listë që përfaqëson vizionin për një Kosovë me institucione të forta, zhvillim dhe orientim të palëkundur perëndimor.

“Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”, thuhet në njoftimin e partisë.

LDK-ja ka vlerësuar se lista bashkon përvojën politike me energjinë e re, duke përfshirë kandidatë nga fusha të ndryshme akademike, profesionale dhe qytetare, si dhe përfaqësues nga diaspora dhe rajone të ndryshme të Kosovës.

“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës”, thuhet më tej në njoftim.

Partia ka theksuar se kandidatët e saj synojnë të ofrojnë më shumë stabilitet, siguri dhe shpresë për qytetarët, ndërsa zgjedhjet e 7 qershorit i ka cilësuar si “dita e ringritjes së madhe”.

LDK-ja është një nga partitë që tashmë ka dorëzuar listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përmbyllje të afatit ligjor për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.