☁️
Tiranë 25°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,564 ▼0.6%
DOW 50,887 ▼0.82%
NASDAQ 26,836 ▼0.95%
NAFTA 95.74 ▲2.11%
ARI 4,471 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,827 ▼ -2.4% ETH $1,823 ▼ -5.18% XRP $1.2177 ▼ -1.41% SOL $72.6600 ▼ -5.19%
S&P 500 7,564 ▼0.6 % DOW 50,887 ▼0.82 % NASDAQ 26,836 ▼0.95 % NAFTA 95.74 ▲2.11 % ARI 4,471 ▼1.08 % S&P 500 7,564 ▼0.6 % DOW 50,887 ▼0.82 % NASDAQ 26,836 ▼0.95 % NAFTA 95.74 ▲2.11 % ARI 4,471 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Kujt t’i besojmë? Ramës që flet për të ardhura nga resortet apo ligjit që u fal taksat

“Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi nga turizmi”, deklaroi këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama, teksa mbrojti modelin e zhvillimit turistik të qeverisë së tij dhe projektet e mëdha në bregdet. Duke iu përgjigjur kritikëve që kundërshtojnë resortet elitare, Rama tha se ata gabojnë kur pyesin “Po për ça na duhen ne resortet luksoze se ato nuk janë për ne???”.

“Në fakt, e kundërta është e vërtetë”, argumentoi kryeministri. Sipas tij, resortet luksoze prodhojnë të ardhura për të gjithë ekonominë.

“1 euro që hyn në një resort luksoz, shoqërohet me 1.6 deri në 2 euro që hyjnë në ekonominë lokale të atij vendi”, deklaroi Rama, që më parë ka folur për marka ndërkombëtare të hotelerisë si AMAN, apo Cheval Blanc që do të jenë me praninë e tyre në Zvërnec.

Rama shtoi se turistët që frekuentojnë këto struktura “konsumojnë produktet rreth e rrotull”, “shfrytëzojnë shërbimet rreth e rrotull” dhe kontribuojnë në rritjen e aktivitetit ekonomik. Në fund të këtij zinxhiri, sipas kryeministrit, fitues është edhe shteti.

“Rritja e të gjithë zinxhirit ekonomik sjell dhe rritjen e të ardhurave për shtetin. Dhe nga ato të ardhura shteti paguan paga dhe pensionet”, tha Rama.

Teorikisht, argumenti tingëllon i thjeshtë: resortet sjellin turistë, turistët shpenzojnë para, ekonomia fiton, shteti mbledh më shumë të ardhura dhe këto kthehen në shërbime publike, paga dhe pensione.

Por këtu ka një kontradiktë që shkon kundër skeptikëve.

Kur kryeministri flet për të ardhurat që resortet gjenerojnë për shtetin, duhet kujtuar se qeveria e tij ka ndërtuar një regjim të posaçëm fiskal që lejon një pjesë të këtyre investimeve të mos paguajnë një nga taksat kryesore ndaj shtetit.

Jo shumë kohë më parë, por në janar të vitit 2025, Partia Socialiste miratoi zgjatjen deri në fund të vitit 2026 të afatit për përfitimin e statusit special nga hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje që operojnë me marka ndërkombëtare. Paralelisht u miratua edhe ndryshimi në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i cili u jep këtyre strukturave përjashtim nga tatimi mbi fitimin për 10 vite.

Me fjalë të tjera, qeveria pretendon se resortet luksoze janë kaq fitimprurëse sa ndikojnë deri te pensionet e shqiptarëve, por në të njëjtën kohë pranon përmes ligjit se këto biznese nuk kanë nevojë të kontribuojnë në buxhet përmes tatimit mbi fitimin për një dekadë të tërë.

Kjo nuk e rrëzon domosdoshmërisht argumentin ekonomik të Ramës për efektin zinxhir të turizmit, por sigurisht që ngre pikëpyetje të mëdha. Sepse në fjalimin e kryeministrit mungon një element thelbësor: Sa nga këto përfitime përkthehen realisht në të ardhura fiskale kur vetë shteti ka hequr dorë nga një pjesë e rëndësishme e tyre?

Pyetja bëhet edhe më legjitime po të kihet parasysh se statusi special nuk kufizohet vetëm te përjashtimet fiskale. Investitorët strategjikë kanë përfituar ndër vite procedura të përshpejtuara, mbështetje infrastrukturore, ndërhyrje publike për rrugë, energji e ujësjellës, si dhe akses në toka shtetërore apo publike për zhvillimin e projekteve të tyre.

Pra, po të bësh një bilanc të këtyre investimeve, qytetarët nuk rezultojnë përfitues, por sponsorizues të infrastrukturës për resortet e mëdha që diktojnë ndërtimin e rrugëve, porteve apo aeroporteve, të gjitha me taksat tona.

Ky model zhvillimi krejtësisht i paekuilibruar është kritikuar vazhdimisht, por kritikat kanë rënë vesh të shurdhër. Vetëm se sot shurdhëria nuk është më një opsion.

Nën zhurmën e protestave, Rama po justifikohet se “resortet sjellin para për ekonominë, për pagat dhe për pensionet”, ndërkohë që në ligje ka miratuar të kundërtën: resortet me status special nuk paguajnë tatim mbi fitimin për 10 vjet.

Mes këtyre dy fakteve nuk ka domosdoshmërisht një gënjeshtër. Por ka padyshim një pyetje që kërkon përgjigje: nëse investimi privat është kaq i suksesshëm sa thuhet, përse vazhdon të ketë nevojë për privilegje publike që shumica e bizneseve shqiptare nuk i gëzojnë kurrë dhe kur këto resorte, shumica e qytetarëve shqiptarë nuk do t’i shohë kurrë?/Lapsi.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.