Bota

Londër, arrestohen 9 terroristë. SHBA-të vazhdojnë sulmet kundër ISIS

skotland-320x180Nëntë meshkuj, mes 22 dhe 47 vjeç, janë arrestuar sot në Londër me dyshimin se janë anëtarë të një organizate të lidhur me terrorizmin islamik.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet britanike, duke shtuar se në pranga ka rënë edhe predikuesi radikal, Anjem Choudary.

Siç rezulton nga burime të policisë, operacioni është fryt i një hetimi dhe jo i një kërcënimi të momentit.

Anjel Choudary, është udhëheqësi i Al Muhajiron, një organizatë bandite në Britaninë e Madhe që vepron që nga viti 2003.

Në 2013-n, Choudaru ka treguar se është ftuar të bashkëpunojë nga Majkëll Adebolaho, një nga dy terroristët, që në maj të vitit të shkuar, vrau në rrugë në Uolluiç, në Juglindje të Londrës, ushtarin Li Rigbi.

Vazhdojnë sulmet amerikano-arabe kundër ISIS

Ndërkohë vazhdojnë sulmet amerikano-arabe kundër Isis-it në Siri. Sulmet ajrore janë përqendruar në Lindje të vendit kundër depozitave të naftës, burim furnizimi për ekstremistët e Shtetit Islamik. Sipas burimeve lokale, të paktën 14 xhihadistë janë vrarë, por dyshohet se ka edhe viktima mes civilëve.

“Mund të konfirmoj që forcat amerikane dhe partnerët arabë, kanë nisur sulme të tjera ajrore kundër terroristëve të Shtetit Islamik”, – ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, admirali Xhon Kirbi. – Në total kanë qenë 12 avionë luftarakë në ajër”.

“Operacioni zgjati 20 minuta dhe avionët bombardues u nisën para së gjithash nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, – shpjegoi Kirbi. – Në shënjestër ishin 12 depozita nafte, nga të cilat xhihadistët fitonin 2 milionë dollarë në ditë”, – ka nënvizuar pastaj zëdhënësi amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button