Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,836 ▼ -2.07% ETH $2,083 ▼ -2.92% XRP $1.3951 ▼ -2.9% SOL $87.5400 ▼ -2.38%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Bota

Lotaria Amerikane/ Trump do të përgjysmojë dhënien e Green Cards

Politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, por tani ndërmerret edhe një hap tjetër. Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards.

Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri më tani.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.

Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëve

Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve. Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.

Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në.

Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve.

Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”. Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.

Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit. Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.