Ekonomia

Lu: Shqipëria ofron potenciale interesante për sipërmarrësit amerikanë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri priti të mërkurën në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.

Ministri-i-Energjise-dhe-Industrise-Damian-Gjiknuri-u-takua-me-ambasadorin-e-Shteteve-të-Bashkuara-të-Amerikës-në-TiranëSipas burimeve zyrtare të MEI-it, Gjiknuri e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të rimëkëmbjes së sektorit energjetik. Në vlerësimin e Gjiknurit, qytetarët e ndershëm po e mbështesin gjithnjë e më fort rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike. “Reforma në sektorin energjetik është një reformë e vështirë e cila kërkon kohën e saj, që të mund të japë efektet e plota”, tha Gjiknuri, duke shtuar se projekti i qeverisë synon që në vitin 2018, sektori të mos ketë më humbje financiare. Ai u ndal më pas tek nevoja për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, forcimi i lidhjeve të interkonjeksionit me vendet fqinje dhe diversifikimi i burimeve.

Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri u takua me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (1)Ambasadori Lu i konsideroi të rëndësishëm dhe ambicioz hapat e ndërmarrë deri më tani nga qeveria sa i takon rritjes së arkëtimeve të energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës financiare.

Ambasadori garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe përmes asistencës së USAID-it për reformën në sektorin energjetik. Z.Lu e konsideroi ndërkaq projektin e gazjellësit TAP me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit në tërësi. “Gazsjellësi TAP e vendos Shqipërinë në një pozicion kyç dhe ndryshon hartën energjetike”, u shpreh ambasadori amerikan, duke garantuar për mbështetjen amerikane të këtij projekti.
Ministri Gjiknuri dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së numrit të kompanive amerikane që investojnë në ekonominë shqiptare dhe konkretisht në fushën e hidrokarbureve, energjisë dhe industrisë minerare. Lu tha se Shqipëria ofron potenciale të cilat mund të jenë interesante për sipërmarrësit amerikanë, duke i shërbyer ekonomisë së të dyja vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button