☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.19 ▼6.95%
ARI 4,864 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,241 ▲ +1.41% ETH $2,314 ▲ +2.63% XRP $1.3581 ▲ +0.69% SOL $83.7400 ▼ -0.44%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.19 ▼6.95 % ARI 4,864 ▲2.03 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.19 ▼6.95 % ARI 4,864 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jabllanoviç drejt shkarkimit

Ministri serb në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç mund të largohet së shpejti nga kabineti qeveritar i kryeministrit Isa Mustafa.

142245345208_01_15_741_jabllanovicBurime të Top Channel brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se ministri për Komunitete dhe Kthim, Jabllanoviç do të largohet nga ekzekutivi kosovar pasi të qetësohet gjendja e krijuar nga protestat e organizuara nga opozita.

Mësohet se Qeveria do ta ndërmarrë këtë veprim me arsyetimin se deklaratat e tij  kanë dëmtuar marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe komunitetit serb në Kosovë, për të cilat është investuar aq shumë që prej përfundimit të luftës në Kosovë.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i penguan  serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”. Ishte kjo deklarata e 6 janarit e Jabllanovic, që solli edhe reagimin e fortë më pas.

Një zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur me kusht anonimiteti se për largimin e Jabllanoviqit nga qeveria është diskutuar edhe në takimet e kryeministrit Isa Mustafa me ambasadorët e vendeve anëtare të Quint-it dhe tanimë edhe ndërkombëtarët janë pajtuar që ai duhet larguar nga qeveria.

Dy partitë e mëdha të koalicionit, PDK –LDK po punojnë që pas largimit të Jabllanoviç, Lista Serbe të mbetet brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, me qellim që të vazhdohet me integrimin e serbëve, sidomos të atyre që jetojnë në veri të vendit.
Kërkesa për largimin e Jabllanoviçit së pari ka nisur nga nënat e personave të zhdukur, pasi ministri serb i quajtur egërsira qytetarët shqiptarë që penguan vizitën e disa zyrtarëve serbë në Gjakovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.