Kronika

Lufta ndaj narkotikëve, Tahiri: Shqipëria nuk është më vend origjine

tahiriShqipëria nuk është më vend origjinë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, tha të martën, Ministri i Punëve të Brendshme,  Saimir Tahiri gjatë aktivitetit të organizuar në Hotel Tirana nga Ministria e Brendshme në përmbyllje të aksionit kombër kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ministri Tahiri tha se në pak muaj janë arritur rezultate të cilët nuk janë arritur përgjatë 6 apo 8 viteve të fundit.

Këto rezultate, argumentoi Tahiri kanë ardhur si rrjedhojë e një pune të mirë organizative dhe vullneti të plotë për të arritur rezultate konkrete. “Fillimisht pastruam nga Policia ato figura të lidhura me krimin e që rëndonin imazhin e uniformave blu. Më tej, punuam ngushtësisht me partnerët e huaj, në veçanti me Policinë Italiane (Guardia di Finanzzan), me misionin PAMECA, ICITAT etj, duke krijuar një polici të denjë për të ndërhyrë në aksion, ç’ka solli dhe neutralizimin e mbi 41 grupesh kriminale”, theksoi Tahiri.

Ministri Tahiri gjate prezantimit te arritjeve ne luften ndaj narkotikeve

Ministri Tahiri gjate prezantimit te arritjeve ne luften ndaj narkotikeve

Fillimi luftës tha ai, ishte ndërhyrja në Lazarat. “Kur pjekuria e Policisë së Shtetit po arrinte majën, unformat blu nisën aksionin në Lazarat, apo siç njihet në europë mbretërinë e krimit, duke i hapur kështu zyrtarisht luftë trafikut dhe prodhimit të narkotikëve. Ndërhyrja në Lazarat ishte dëshmi e qartë e Policisë së Shtetit për të marrë në dorë një krahinë që ishte drejtuar nga trafikantët. Më tej ndërhymë edhe në Dukagjin, me po aq rrezikshmëri sa Lazarti, por me një emër më të vogël në këtë drejtim”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.

Ai duke ilustruar arritjet e Policisë së Shtetit me shifra tha se gjatë këtyre muajve, janë asgjesuar gjithësej 530.177 rrënjë kanabis, që janë më shumë se rrënjët e shkatërruara gjatë 6 viteve të fundit, 2008 – 2013 të marra bashkë. “Gjatë këtyre muajve, janë sekuestruar 101.7 tonë marjuanë, që janë më shumë se sasia e marijuanës së sekuestruar gjatë 8 viteve të fundit, 2005 – 2013, të marra së bashku. Janë proceduar penalisht 1918 shtetas, 1058 prej të cilëve të arrrestuar, 604 në gjendje të lirë dhe 187 në kërkim. Janë shkatërruar 41 grupe kriminale dhe proceduar 9 të zgjedhur vendorë.

E them jo pa krenari, se në pak muaj punë, me rezultate të pakrahasushem edhe me vite të tëra të marra së bashku, Shqipëria nuk është më vend origjinë për lëndët narkotike.”, nënvizoi Tahiri. Ai shtoi se vlera e në treg e lëndës narkotike të sekuestruar, apo asgjesuar shkon me shumë 6.4 miliardë euro, të cilat shërbenin për të forcuar mbretërinë e krimit në kurriz të demokracisë shtetit të së drejtës.

“Të gjitha këto miliarda lekë shërbenin për të korruptuar drejtësinë, për të kthyer të paligjshmen në normale dhe për ta bërë krimin një mbretëri më të fortë se shtetin, por kjo ka përfunduar tanimë. Policia e Shtetit dhe Shteti janë në këmbë”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, duke i konsideruar arritjete e deri tanishme si një gurë themeli për vijuar ndërtimin një demokracie dhe shteti të së drejtës në shërbim të qytetarëve shqiptar e jo krimit.

Të pranishëm në këtë prezantim janë drejtuesit më të lartë të policisë, por edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Shqipëria nuk është më vend origjine i trafikut të narkotikëve
SHIFRAT
SASIA E DROGËS TË ASGJESUAR (Janar – Shtator 2014)
2214              Parcela të shkatërruara
798               Parcela të identifikuara nga Interforca
530 177           Bimë të asgjesuara
101.7 TON         Marijuanë e kapur
62 KG             Heroinë
23 KG             Kokainë

Vlera monetare e drogës së kapur në treg = 6.4 mld euro

PROCEDIME PENALE

1918                Procedime penale
1058                Persona të arrestuar
604                 Persona ndiqen në gjendje të lirë
187                 Persona në kërkim
41                  Grupe kriminale
9                   Kryetarë Komunash e Kryepleq

SHIFRA KRAHASUESE
2008 – 2013  =  503 626 Bimë të asgjesuara
2014         =  530 177 Bimë të asgjesuara
2005 – 2013  = 96  Ton Marijuanë e kapur
2014         =  101.7  Ton Marijunë e kapur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button