☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.33 ▲0.8%
ARI 4,152 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,612 ▼ -1.48% ETH $2,392 ▼ -1.74% XRP $1.2973 ▼ -1.43% SOL $104.4400 ▼ -1.23%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.33 ▲0.8 % ARI 4,152 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Luftë hibride” ndaj Kosovës, Islami ngre alarmin për ndërhyrjen e Serbisë në procesin zgjedhor

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se ndaj Kosovës po vazhdon një “luftë hibride” nga Serbia, veçanërisht në prag të zgjedhjeve nacionale.

Sipas tij, retorika e politikës serbe është ashpërsuar paralelisht me afrimin e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Me shkas, vazhdon lufta hibride e Vuçiqit ndaj Kosovës. Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet nacionale në Republikën e Kosovës, aq më e ashpër po bëhet retorika e politikës serbe, në krye me Vuçiqin, në raport me vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Islami ka pohuar se Serbia vazhdon ta mbështesë “Listën Serbe” me kapacitete shtetërore.

“Edhe në të kaluarën, por edhe në këto zgjedhje, ata po e përkrahin ‘Listën Serbe’ me të gjithë kapacitetin shtetëror serb. Pra, dihet se ky subjekt politik ishte dhe mbetet ‘satelit’ i Vuçiqit për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se, sipas tij, presioni po targeton edhe figurën politike Nenad Rashiq.

“Vendi ynë po sulmohet edhe përmes goditjes që i bëhet Nenad Rashiqit, të cilin BIA serbe dhe politika aktuale e kanë marrë si shënjestër. Pra, strategjia e tyre në këto zgjedhje është e qartë: sulmo Rashiqin dhe përkrah ‘Listën Serbe’”, ka përfunduar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.