☁️
Tiranë 30°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.39%
DOW 50,455 ▼0.82%
NASDAQ 25,558 ▼0.47%
NAFTA 90.16 ▲2.22%
ARI 4,172 ▼2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,960 ▲ +1.02% ETH $1,643 ▲ +0.17% XRP $1.1222 ▼ -1.13% SOL $64.9000 ▲ +0.06%
S&P 500 7,358 ▼0.39 % DOW 50,455 ▼0.82 % NASDAQ 25,558 ▼0.47 % NAFTA 90.16 ▲2.22 % ARI 4,172 ▼2.66 % S&P 500 7,358 ▼0.39 % DOW 50,455 ▼0.82 % NASDAQ 25,558 ▼0.47 % NAFTA 90.16 ▲2.22 % ARI 4,172 ▼2.66 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Amnistia penale ende pa zbatim, Gogu: Do diskutohet në Kuvend në ditët në vijim, po presim fillimisht vlerësimin për “Themeloret”

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë me dije arsyet pse amnistia penale, e miratuar nga qeveria në muajin shkurt, ende nuk ka filluar të zbatohet.

Ai shpjegoi se procedura për amnistinë nuk është nisur ende pasi duhet të përfundojnë vlerësimet për kapitullin e “Themeloreve”. Ministri tha se amnistia penale është një instrument i politikës penale të qeverisë, i dizajnuar për të adresuar disa problematika, duke përfshirë mbipopullimin e burgjeve dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Amnistia penale është një instrument i politikës sonë penale, i dizajnuar për të adresuar disa probleme, ku në radhë të parë synohet fuqizimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lehtësimi i mbipopullimit të burgjeve. Në këtë proces kemi treguar kujdes që të gjithë procesi i avancimit drejt anëtarësimit të shqyrtojë prioritetet sipas rëndësisë.

Amnistia do të procedohet shumë shpejt, pasi të kemi marrë dhe vlerësuar punën që është bërë në lidhje me kapitullin e ‘Themeloreve’. Pas kësaj, do të fillojmë të merremi me amnistinë. Në ditët në vijim besoj se do të fillojë edhe diskutimi në Parlament. Amnistia është një instrument që synon të adresojë mbipopullimin e burgjeve, duke respektuar plotësisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Gogu.

Amnistia, e miratuar nga qeveria në shkurt dhe që pret të kalojë në Kuvend, do të ndikojë direkt tek qindra persona nëpër burgje. Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Besfort Lamallari, theksoi se nga amnistia penale do të përfitojnë 447 persona përfitojnë lirimin e menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Mes tyre janë gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Gjithashtu nga kjo amnisti përjashtohen të gjithë personat që janë subjekt hetimesh nga SPAK, si dhe GJKKO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.