☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.74 ▼0.61%
ARI 4,541 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,730 ▼ -0.68% ETH $2,111 ▼ -1.03% XRP $1.3727 ▼ -1.26% SOL $84.4300 ▼ -0.66%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.74 ▼0.61 % ARI 4,541 ▼0.36 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.74 ▼0.61 % ARI 4,541 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë, më 19 maj, ku ka bërë me dije tri prioritetet strategjike të dikasterit që ai drejton.

“Kemi vendosur sëbashku me ekipin drejtues të ministrisë 3 prioritete strategjike. I pari është fuqizimi i garancive procedurave dhe të drejtave të njeriut në procesin e drejtësisë, i dyti eficenca e sistemit gjyqësor që duhet të rritet në mënyrë domethënëse, por edhe aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.”, tha ministri Gogu gjatë komunikimit të parë me mediat, nga ky pozicion i ri.

Ai shtoi se këto 3 prioritete janë vendosur për shkak se ato lidhen drejtpërsëdrejti me procesin e reformimit të drejtësisë, por edhe me anëtarësimin në BE, që është objektivi strategjik i vendit.

Pa to nuk mund të futemi në BE”, shtoi ai.

Ministri Gogu theksoi se qytetarët nuk mund të kenë besim tek sistemi “nëse nuk e aksesojnë atë apo nëse sistemi nuk u përgjigjet në kohë”.

Duke u ndalur pikërisht te procesi i integrimit europian dhe sistemi i drejtësisë, ministri Gogu theksoi se rreth 70 institucione janë koordinuar, 190 ekspertë, janë bërë 90 orë raportime në KE dhe janë dërguar mbi 8 mijë faqe në komision.

“Raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme, IBAR, ishte një proces teknik dhe është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës, në atë të ambasadorëve. Tregon që procesi po lëviz, dhe ka çdo mbështetje nga ana jonë”, u shpreh ministri duke shtuar se në atë raport është vlerësuar cilësia e këtyre reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.