☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.78 ▼0.57%
ARI 4,545 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,707 ▼ -0.78% ETH $2,111 ▼ -1.16% XRP $1.3723 ▼ -1.37% SOL $84.4200 ▼ -0.69%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.78 ▼0.57 % ARI 4,545 ▼0.28 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.78 ▼0.57 % ARI 4,545 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Duka prezanton Maranin: Objektivi? Suksesi në Ligën e Kombeve dhe kualifikimi në Euro 2028





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 19, 2026

Duka prezanton Maranin: Objektivi? Suksesi në Ligën e Kombeve dhe kualifikimi në Euro 2028


Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një konferencë për mediat, ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares dhe ka folur në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt. Kontrata me Maran është deri në vitin 2028.

“Është ditë e rëndësishme për ne, sepse do të bëjmë publik emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares, që është Rolando Maran. Mbyllim një cikël me Sylvinhon dhe stafin e tij, që dua ta falënderoj në emër të Federatës, tifozëve dhe të gjithë stafit për rezultatet e arritura dhe kontributin e madh të dhënë.

Kemi kaluar periudhë shumë të rëndësishme me shumë emocione. Kemi qeshur së bashku, kemi qarë dhe kemi gëzuar., Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli dhe nisja e të riut. Në një konsensus dhe respekt të plotë kemi rënë dakord për të mbyllur atë aventurë.

Po nisim me një trajner jo të ri në moshë, por me energjinë e duhur dhe eksperiencën e nevojshme siç është Rolando Maran. Kombëtarja jonë e ka vendosur stekën apo nivelin aty ku dëshirojmë dhe objektivat mbeten vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Euro 2028 dhe më pas për të qenë pjesë e Botërorit 2030.

I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me Shqipërinë. Nuk bëra CV-në e tij, sepse ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, duke trajnuar skuadra me emër në Itali dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë. 

Siç e kam thënë edhe në deklaratën e mëparshme, kemi vijuar diskutimin që pasi jemi kthyer nga Ukraina. Sylvinho ka marrë kohën e vet dhe kemi arritur në këtë konkluzion të përbashkët. Kemi bërë zgjedhjen e duhur, profilin e duhur për eksperiencën pre 25 vitesh me ekipe dhe kultura të ndryshme në Itali.

Duke pasur parasysh këtë eksperiencë, profil dhe kulturë sportive, jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Trajnerët italianë kanë bërë sukses jo vetëm brenda Italisë, por edhe jashtë, fakti që i kemi besuar z.Maran, është që ne kemi disa futbollistë që luajnë në kampionatet italiane.

Është edhe më afër pikëpamjes sportive dhe kulturore. Kjo ka qenë një nga arsyet pse kemi zgjedhur këtë profil. Eksperiencat nga të mëparshmit, ndoshta më shumë ka pasur Edy Reja. Suksesi në futboll nuk varet vetëm nga eksperienca, por varet dhe nga ekipi, ambienti… Duke parë dëshirën dhe qasjen e trajnerit kur e ka pranuar këtë përgjegjësi, jam I sigurt që do të ketë një përkushtim maksimal.

Asnjë njeri nuk është perfekt, kështu që as Sylvinhon nuk e fus aty. Por vlerësime pozitive, afër maksimale edhe për rezultatet e arritura. Për herë të parë, Shqipëria u rendit një herë në vendin e parë në kualifikuese dhe një herë në vendin e dytë, por pa u arritur të kualifikoheshim në Botëror.

Maran nuk është zgjedhje emocionale apo e çastit, por e menduar dhe konsultuar me gjithë stafin teknik të FSHF, duke pasur parasysh organikën e ekipit. Kemi biseduar me disa trajnerë të tjerë, edhe Maran e di këtë, por kemi bërë këtë zgjedhje. Kontrata është firmosur vetëm pak çaste më parë. Misteri tha se nuk e kam lexuar farë, por po e firmos (qesh). Shpresoj të mos kemi probleme të tjera më vonë”, tha Duka.

Leave a Reply Cancel reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.