Kosova

Lumezi i ofron bashkëpunim të plotë prokurorit të Speciales

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman.

Në këtë takim dy kryeprokurorët diskutuan për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin e  Zyrës së Prokurorit të Specializuar me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Kryeprokurori Lumezi, duke theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit  Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, duke shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryerjen e krimeve brenda juridiksionit lëndor të Dhomave të Specializuara, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera, të dala nga Ligji nr. 05/L-053”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button