Kosova

Lunacek: Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën

“Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën”, tha zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në takim sot me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit kosovar, nga maxhoranca dhe opozita.

“Ne besojmë që në Parlamentin Evropian me shumicë do të votohet për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave”, theksoi ajo.

Eurodeputetja Lunacek i dhuroi Grupit të Grave Deputete një top me simbolin e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se, “Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të jap gola të vërteta në ballafaqim me kundërshtarët”.

Në takim me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ulrike Lunacek ishte bashkë me eurodeputetet – përfaqësueset në Parlamentin Evropian: Julie Word nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dubravka Shuica nga Kroacia.

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës theksoi se e ka të përqendruar angazhimin në aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button