Ekonomia

Lushnje-Panariti: Mbështetje projekteve ambicioze që krijojnë standarde të prodhimit bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, vizitoi sot serat me ngrohje në Lushnje, një investim i suksesshëm i fermerit Altin Avdurramani, subvencionuar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR).

Ministri Panariti, u njoh më nga afër me prodhimin e bollshëm në ketro sera dhe vlerësoi rezultatet e arritura nga kompania e tij.

Ai u njoh nga afër me prodhimet dhe teknikat që përdorin fermerët e zonës në prodhimin bujqësor si dhe me interesin që kanë ata për të impelementuar teknologjitë izraelite, si lider në prodhimet e sera.

“Këto janë sera me teknologji të lartë, sipas modelit izraelit, që prodhojnë produkte bujqësore cilësore dhe me standarde, që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune” u shpreh ministri Panariti, ndërsa theksoi se, prodhimi bujqësor në sera mund ta kthejë Shqipërinë,  të arrijë të jetë një faktor i rëndësishëm në prodhimin e perimeve por dhe eksportet në tregjet evropiane.

Në këtë kontekst, vijoi kreu i Bujqësisë, do të garantojmë farat dhe fidane me cilësi të lartë për të patur produkte bujqësore te standardizuara

Vetëm në Lushnje, theksoi ai, sipërfaqja e serave është shtuar këtë vit me 7% duke arritur 473 ha në total, ndërsa modelin e prodhimit në sera synojmë ta zgjerojmë në mbarë vendin. Fermeri Avdurramani, është përfitues i skemës së mbeshtetjes nga AZHBR në masë 60% të investimit prej 100000 euro.

Ndërsa ka mëse dy vjet që Ambasada Izraelite në Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, kanë bërë përpjekje për të orientuar investimet në sektorin bujqësor që është një sektor primar për vendin tonë.

Ambasada e Izraelit prej vitesh asiston me specialistë dhe mbështetje realizimin e investimeve në fushën e bujqesisë në Shqipëri. Duke vlerësuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit, dhe teknologjinë moderne izraelite në këtë sektor, Ministria e Bujqësisë po mbështet bashkëpunimin me asistencë teknike izraelite në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Serat po tërheqin vëmendjen kryesore të investitorëve. Investime të huaja apo vendase janë orientuar drejt perimeve të freskëta dhe statistikat tregojnë se sektori i perimeve ka një rritje të vrullshme.

Eksportet e perimeve të prodhuara në sera veçanërisht në ato me ngrohje (duke shfrytëzuar sezonalitetin) kanë pësuar rritje të madhe nga viti në vit me anë të të cilave shfrytëzohet në mënyrë optimale avantazhi krahasues (hershmëria) që ka vendi ynë në prodhimin e perimeve në këto mjedise. Teknologjia moderne në sera ofron mundësi për mbjellje gjithe vitin dhe zgjatjen e sezonit në rritje, duke i siguruar kushte optimale nga ekstremeve të pashpjegueshme të moti.

Panariti: Do të mbyllim të gjitha thertoret e pa linçencuara për të garantuar sigurinë ushqimore të kosumatoreve

Ministri Panariti, gjatë vizitës së tij në qëndrat e prodhimit bujqësor në qytetin e Lushnjes, që konsiderohet edhe si zona më potenciale bujqësore e vendit, u ndal dhe vizitoi edhe kompanianë “ALB GESA”, një prej thertoreve me standarde bashkohore.

“Në këtë thertore të financuar nga AZHBR dhe BE kryet cikli i mbyllur nga thertorja në tavolinë”-vlerësoi ministri ndërsa theksoi se, “Do të mbyllim të gjithat thertore të pa linçencuara për të garantuar sigurinë ushqimore të kosumatoreve”. Investimi total i kësaj qendre arrin në 1 milion euro, me kapacitet 50 gjedhë/orë. “Mbështetja e projekte ambicioze, që krijojnë një treg modern të tregtisë së gjesë së gjallë në ketë zonë.është synimi ynë “-tha ministri Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button