Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▲ +1.52% ETH $2,243 ▲ +2.19% XRP $1.3479 ▲ +0.76% SOL $84.4900 ▲ +1.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Macron thirrje Pekinit të ndikojë për paqe ne Ukrainë

Gjatë takimit në Pekin me Presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se veprimet e Rusisë i kanë dhënë një goditje madhore stabilitetit global. Megjithëse zyrtarët francezë patën thënë paraprakisht se nuk prisnin ndonjë ndryshim në qëndrimin kinez, presidenti francez i kërkoi Kinës që të ndikojë tek qeveria ruse për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se pret nga Kina që të ndikojë tek Rusia për të reflektuar për sulmin e saj në Ukrainë.

 

“Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit dhe i ka dhënë fund dekadave të paqes në Evropë. Dhe unë e di se mund të mbështetem tek juve, sipas dy parimeve që sapo përmenda, për ta bërë Rusinë që të arsyetojë dhe për t’i sjellë të gjithë tek tavolina e negocimit. Do t’i rikthehemi kësaj më në hollësi, por duhet të gjejmë paqen e qëndrueshme, pra një paqe që respekton kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe që shmang çdo formë përshkallëzimi. Dhe besoj se kjo është një çështje e rëndësishme për Kinën, ashtu siç është për Francën dhe Evropën”, deklaroi zoti Macron gjatë takimit me presidentin kinez.

 

Presidenti Xi Jinping përsëriti pozicionin e Kinës për një zgjidhje politike për konfliktin në Ukrainë.

“Për sa i përket krizës në Ukrainë, Kina këmbëngul për të mbështetur paqen nëpërmjet bisedimeve dhe zgjidhjeve politike. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Francën për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur racionalitetin dhe vetëpërmbajtjen, dhe për të shmangur veprimet që mund ta përkeqësojnë krizën, apo që mund ta nxjerrin situatën jashtë kontrollit”, tha zoti Xi.

 

Presidenti kinez u bëri thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen parimeve humanitare ndërkombëtare dhe të shmangin përdorimin e armëve bërthamore dhe biokimike.

 

Sidoqoftë, zoti Xi dhe zoti Putin kanë deklaruar se qeveritë e tyre kanë një “miqësi pa kufij”, përpara se Moska të fillonte sulmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Pekini refuzon të kritikojë Kremlinin, por përpiqet të paraqitet si neutral dhe bën thirrje për armëpushim dhe bisedime për paqe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.