☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,840 ▲0.34%
DOW 47,866 ▼0.11%
NASDAQ 23,030 ▲0.56%
NAFTA 101.35 ▲4.95%
ARI 4,753 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,346 ▲ +2.06% ETH $2,229 ▲ +2.04% XRP $1.3409 ▲ +1.15% SOL $83.4400 ▲ +2.09%
S&P 500 6,840 ▲0.34 % DOW 47,866 ▼0.11 % NASDAQ 23,030 ▲0.56 % NAFTA 101.35 ▲4.95 % ARI 4,753 ▼0.71 % S&P 500 6,840 ▲0.34 % DOW 47,866 ▼0.11 % NASDAQ 23,030 ▲0.56 % NAFTA 101.35 ▲4.95 % ARI 4,753 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Makina më e sigurtë për fëmijët

Kur pjesa më e madhe e jona mendojnë se si do të jetë makina luksoze e të ardhmes, mendojmë rehatinë në kolltuqe komforte, apo duke parë filma gjatë një rruge të mërzitshme. Por për sigurinë e makinës ka menduar Volvo. Ajo vjen me mënyrën më të mirë të sigurisë për pjesën më të dashur të jetës sonë, fëmijët tanë, kur udhëtojmë me makinë.

Si një alternativë për të mbajtur foshnjet apo fëmijët në një sedilje shtesë në pjesën e pasme të makinës, dizenjuesit e Volvos vijnë me një koncept që quhet Exellence Child Seat Concept. I sapolançuar në Suedi, Volvo rimodelon pjesën e brendshme të makinës për të gjithë, foshnje, fëmijë, të rritur, dhe vetë shoferin.

Idea bazë e Exellence Child Seat Concept është të rikonfigurojë sediljen e pasagjerit para, ku fëmija mund të ulet duke parë në pjesën e pasme të makinës. Kjo është mënyra më e mirë për sigurinë e fëmijës në udhëtim.

“Koka e fëmijës peshon më shumë në përpjestim me trupin, dhe qafa është shumë e dobët. Ja pse ne besojmë fort se fëmijët duhet të udhëtojnë me shpinë derisa të bëhen tre apo katër vjeç”, thotë Lotta Jakobsson, specialiste e sigurisë së fëmijëve në kompaninë e Volvo Car.

Volvo ka bërë një sërë studimesh për sigurinë e fëmijës, në testet e përplasjes. Sipas këtyre testeve kur fëmija është përballë mund të dëmtohet më shumë gjatë një aksidenti, se sa kur është më shpinë. Kjo sepse sedilja për fëmijë mbron shpinën dhe qafën e tyre, duke patur shanse më të mira për të dalë i padëmtuar nga një aksident me makinë.

Kur sedilja e përparme zëvendësohet me atë të fëmijëve, pjesa e brendshme hapet. Shoferi apo pasagjeri prapa mund të shohë me lehtësi, ta përkëdhelë dhe të luajë më fëmijën, duke e bërë edhe më të lehtë kontaktin me sytë. Volvo ka shtuar dhe disa gjëra gjithashtu, si lodra, një vizatues, etj. Mbajtësja e pijeve të Volvos mund të bëhet një ngrohës i mirë për shishet e foshnjës. Kur makina është në lëvizje, sedilja e fëmijës kyçet vetë në mënyrë të sigurtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.