Bota

Makron “Presidenti” më i veçantë i Francës moderne, më i riu në moshë me bashkëshorte 25 vjet më të vjetër

Nëse zgjidhet president, Emanuel Makron do të konsiderohet si lideri më i veçantë në historinë moderne të Francës. Përveçse presidenti më i ri në moshë, bashkëshorten e tij që do të jetë zonjë e parë e Francës e ka 25 vjet më të madhe në moshë.
Emanuel Makron, nëse zgjidhet president, do të jetë padyshim personi më i ri në moshë që Franca ka pasur në krye në historinë e saj moderne. Por nuk është vetëm ky fakt që e bën atë të veçantë. Makron është 39 vjeç dhe është i martuar prej një dekade me Brigitte Trogeneux, e cila
është plot 25 vjet më e madhe.
Ajo është gruaja që Makron e ka pranuar se prezenca e saj esenciale për fushatën presidenciale, duke e mbështetur nxitur dhe këshilluar dhe sipas tij është ndër të paktët njerëz tek e cila ai ka besim.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur 21 vite më parë. Trogeneaux ka qenë mësuesja e tij kujdestare në klubin e dramës në një shkollë Jezuite në Amiens, në Francën Veriore. Makron në atë kohë ishte 18-vjeç dhe kishte pasion letërsinë. Në intervistat për revista dhe media të ndryshme franceze, Emanuel ka rrëfyer se në atë kohë, rolet teatrale i luante enkas për mësuesen e tij. Brigitte Auziere, në atë kohë e martuar me tre fëmijë, thoshte se që kur ishte 17-vjeç, Emanueli i kishte thënë se donte të martohej me të. Por me kalimin e kohës asaj i kishte hyrë në zemër dhe thotë se kur ai u shpërngul me studime në mbante kontakte të vazhdueshme me telefon, ku komunikonin për orë të tëra. Siç shprehet Brizhit, “pak nga pak, ai i kishte tejkaluar të gjitha barrierat e saj në një mënyrë të pabesueshme”. Ajo shprehet gjithashtu se “Ai nuk ishte adoleshent. Me të kishte një marrdhënie të njejtë si me të rriturit”.
Në qarqet politike është përfolur se Emanuel Makron ka pasur një jetë të dyfishtë dhe se pavarësisht se ishte i martuar, ai kishte prirje homoseksual. Këto pretendime ai i ka mohuar me një batutë: “Nëse më akuzojnë për jetë të dyfishtë kjo do të thotë se në ambjentet që frekuentoj, qarkullokan edhe holograme të miat”.
Makron ka studjuar për Filozofi në Universitetin e Nanterrës në Paris dhe ka një diplomë nga shkolla kombatëre elitare për Administrim. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar si bankier në bankat e investimeve të një prej grupeve më të mëdha financiare globale Rothschild.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button