☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,073 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,685 ▲ +0.5% ETH $2,343 ▲ +0.61% XRP $1.3269 ▲ +1.52% SOL $101.1900 ▲ +0.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,073 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Plani i ri për administrimin e Apolonisë mbron kufijtë e parkut arkeologjik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shpjegoi në rrjetet sociale planin e ri për mbrojtjen dhe administrimin e Parkut Arkeologjik.

Gonxhja thotë se, deklarimi i këtij parku si “Pasuri Kulturore e Paluajtshme”, me një vendim të Këshillit të Ministrave, shënon një përmirësim të dukshëm në drejtim të mbrojtjes së kufijve të parkut, duke pasqyruar koordinatat sipas standardeve shtetërore të përcaktuara nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

“Plani i ri përcakton më qartë kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë institucionale për ruajtjen, konservimin, restaurimin dhe administrimin e parkut, duke harmonizuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Gjithashtu, ai organizon parkun sipas zonave me nivele të ndryshme mbrojtjeje, bazuar në potencialin arkeologjik dhe rezultatet e kërkimeve të zhvilluara ndër vite”, shkroi ministri Gonxhja.

Ai shpjegoi se, ky përditësim forcon instrumentet ligjore për mbrojtjen e një prej qendrave më të rëndësishme të qytetërimit antik në Shqipëri, duke garantuar që Apolonia të ruhet, të studiohet dhe të zhvillohet si një destinacion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Ne bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ngarkohet për publikimin e hartës së re në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e vendimit sipas legjislacionit në fuqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.