☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,552 ▼ -1.13% ETH $2,301 ▼ -1.36% XRP $1.2926 ▲ +0.19% SOL $99.3600 ▼ -2.15%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Polifonia shqiptare këndohet në Udine

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, përcolli sot në rrjetet sociale imazhe nga koncerti i ansamblit tonë në Udine të Italisë.

“Një tjetër kapitull i bukur në rrugëtimin ndërkombëtar të iso-polifonisë shqiptare u mbyll me sukses në Itali”, shkruan drejtori Aulon Naçi.

Në kuadër të Piccolo Opera Festival 2026, grupi i Polifonisë i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të TKOBAP solli në Kishën Santo Stefano Protomartire në Udine, tingujt autentikë të një tradite shekullore. Koncerti mori duartrokitje dhe vlerësimin e publikut italian, duke dëshmuar edhe një herë se iso-polifonia shqiptare, e shpallur Pasuri Botërore nga UNESCO, mbetet një gjuhë universale që prek zemrat përtej çdo kufiri.

“Me krenari vazhdojmë ta çojmë zërin e Shqipërisë në skenat ndërkombëtare, duke promovuar thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore”, u shpreh Aulon Naçi, ndërkohë që kalendari artistik i TKOBAP-së parashikon të tjera performanca jashtë kufijve, gjatë kësaj vere.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.