☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,552 ▼ -1.13% ETH $2,301 ▼ -1.36% XRP $1.2926 ▲ +0.19% SOL $99.3600 ▼ -2.15%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla: Lufta kundër piraterisë dixhitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim

Në takimin e sotëm të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE), të fokusuar në luftën kundër piraterisë dixhitale dhe audiovizive, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka theksuar lufta kundër piraterisë audiovizive dhe sigurisë në hapësirën digjitale fitohet me zbatim të ligjit dhe bashkëpunim institucional.
Sipas Ballës, pirateria nuk është më vetëm një problem i shkeljes së të drejtave të autorit, por një sfidë që prek sundimin e ligjit, ekonominë dhe detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë në procesin e integrimit europian.
Në fjalën e tij, Balla tha se ndonëse Shqipëria ka bërë përparim në përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit dhe goditja konkrete e rasteve të piraterisë. Sipas tij, fenomeni sot ka marrë përmasa të tjera, duke u zhvilluar përmes platformave streaming, IPTV-ve pirate, serverëve të vendosur jashtë vendit dhe rrjeteve sociale, çka e bën më të vështirë luftën ndaj tij.
“Pirateria sot nuk kufizohet vetëm te sinjali televiziv pa autorizim apo te një faqe interneti e paligjshme. Ajo operon përmes platformave streaming, IPTV-ve pirate, serverëve të vendosur jashtë juridiksionit tonë dhe aplikacioneve që shpërndajnë përmbajtje në kohë reale. Për këtë arsye, lufta kundër këtij fenomeni kërkon shumë më tepër sesa ndërhyrje ligjore; kërkon institucione të koordinuara, kapacitete teknike dhe bashkëpunim që shkon përtej kufijve”, u shpreh Balla.
Balla ka nënvizuar se pirateria dëmton autorët, artistët, gazetarët dhe operatorët mediatikë, deformon konkurrencën në treg, ul të ardhurat fiskale dhe krijon pasiguri për investimet në industrinë kreative. Sipas Ballës, mbrojtja e hapësirës dixhitale është tashmë pjesë e mbrojtjes së ekonomisë dhe demokracisë, ndërsa Shqipëria duhet të ecë në të njëjtin ritëm me Bashkimin Europian në zbatimin e standardeve për shërbimet dhe tregjet dixhitale.
Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla kërkoi forcimin e zbatimit të ligjit përmes ngritjes së një task-force të përbashkët mes institucioneve përgjegjëse, rritjen e bashkëpunimit me ofruesit e internetit, partnerët europianë dhe platformat dixhitale, si edhe organizimin e një fushate kombëtare ndërgjegjësuese për të drejtat e autorit.
“Konsumimi i përmbajtjeve pirate është shkelje e ligjit. Qytetarët duhet ta dinë këtë, sepse çdo përmbajtje e konsumuar në mënyrë të paligjshme dëmton autorin, industrinë kreative dhe vetë ekonominë shqiptare. Vetëm përmes zbatimit efektiv të ligjit dhe bashkërendimit të institucioneve mund të fitohet kjo betejë kundër piraterisë dixhitale”, përfundoi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.