☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,684 ▼0.31%
DOW 53,078 ▼0.72%
NASDAQ 26,155 ▼0.67%
NAFTA 86.40 ▲2.38%
ARI 4,566 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,650 ▲ +5.82% ETH $2,346 ▲ +12.43% XRP $1.2964 ▲ +21.69% SOL $87.5200 ▲ +7.11%
S&P 500 7,684 ▼0.31 % DOW 53,078 ▼0.72 % NASDAQ 26,155 ▼0.67 % NAFTA 86.40 ▲2.38 % ARI 4,566 ▲0.45 % S&P 500 7,684 ▼0.31 % DOW 53,078 ▼0.72 % NASDAQ 26,155 ▼0.67 % NAFTA 86.40 ▲2.38 % ARI 4,566 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vrasja në fshatin Zlipotok të Dragashit, kërkohet paraburgim ndaj dy të pandehurve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., dhe I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit.

Siç thuhet në njoftim, sipas kërkesës, i pandehuri B.H., më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri B.H., i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave G.T., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” nga neni 188, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.