☁️
Tiranë 31°C · Vranët 01 July 2026
S&P 500 7,489 ▼0.14%
DOW 52,351 ▲0.06%
NASDAQ 26,116 ▼0.37%
NAFTA 69.09 ▼0.59%
ARI 4,111 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,589 ▲ +1.15% ETH $1,600 ▲ +1.91% XRP $1.0513 ▲ +1.16% SOL $76.1100 ▲ +3.85%
S&P 500 7,489 ▼0.14 % DOW 52,351 ▲0.06 % NASDAQ 26,116 ▼0.37 % NAFTA 69.09 ▼0.59 % ARI 4,111 ▲1.79 % S&P 500 7,489 ▼0.14 % DOW 52,351 ▲0.06 % NASDAQ 26,116 ▼0.37 % NAFTA 69.09 ▼0.59 % ARI 4,111 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Protestat, Rama: Mesazh i rëndësishëm për qeverinë, por algoritmet e kthyen në arenë të aktorëve dashakeq

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjermania se protestat janë një element thelbësor i demokracisë dhe një mesazh që qeveria duhet ta dëgjojë, por paralajmëroi se amplifikimi algoritmik në rrjetet sociale mund të deformojë perceptimin e realitetit dhe të shndërrojë protestat në “arenë të aktorëve dashakeq”.

Duke folur në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama iu referua protestave të zhvilluara së fundmi në Shqipëri, të cilat u njohën ndërkombëtarisht si “revolucioni i flamengove”.

“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është demokracia. Disa javë më parë në vendin tim, ndoshta e keni parë, u shndërrua në laborator të vogël të kësaj dukurie të madhe. Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë çfarë u njoh ndërkombëtarisht si “revolucion i flamengove”. Si kryeministër e konsideroj këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe për qeverinë time. Po dëgjoj dhe po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë, shumë kujdes. Jo duke numëruar njerëzit në rrugë, e jo duke matur hashtag-et, por duke u përpjekur të kuptojë shqetësimet, ankthet, shpresat që i sollën njerëzit aty”, tha ai.

Ai theksoi se protestat përbëjnë një arritje të rëndësishme të demokracisë shqiptare, duke kujtuar se vendi ka kaluar nga një periudhë kur protestat nuk lejoheshin në një realitet ku qytetarët mund të shprehin lirisht pakënaqësitë e tyre. Megjithatë, sipas kreut të qeverisë, problemi nisi kur protesta u përfshi nga mekanizmat e platformave digjitale.

Sipas tij, miliona njerëz që nuk kishin qenë kurrë në Shqipëri nuk panë protestën reale, por versionin e krijuar nga algoritmet, duke bërë që “realiteti digjital të bëhej më ndikues sesa ai fizik”.

“Ka pjesë në transformimin demokratik të Shqipërisë sepse kemi jetuar në një kohë kur protestat nuk lejoheshin, marrëveshja ishte e detyrueshme, dakordësia ishte e detyrueshme dhe erdhëm në një periudhë ku protestat u bënë të rrezikshme dhe në të njëjtin bulevard ku flamingot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë, protestues të cilët humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Por ajo çfarë dua të them është se pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja, modeli i biznesit. Protesta hyri në makinerinë e amplifikimit algoritmik dhe u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Realiteti kërkonte një binjak digjital. Çdo zë u shndërrua në rekomandim. Çdo ekzagjerim u shndërrua në angazhim.

Çdo reagim emocional u bë një tjetër sinjal që platformat të prodhonin edhe më shumë nga e njëjta gjë dhe çdo nuancë u zhduk. Konteksti u zhduk, kompleksiteti u zhduk dhe protesta online ndërkohë nuk po përshkruante protestën, por ishte një demonstrim më i madh, më i thjeshtë, më i zemëruar dhe në fakt më tej miliona njerëz, të cilët nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri, nuk përjetuan vetë demonstratën, por interpretimin e algoritmit të kësaj demonstrate dhe realiteti digjital u bë më ndikues sesa ai fizik dhe kjo është e shëmtuar. Jo qytetarët, jo protesta, shtrembërimi, zëvendësimi i realitetit përmes optimizimit dhe kjo nuk është një histori vetëm shqiptare”, theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.