Rajoni

Mali i Zi fillon negociatat për anëtarësimin në NATO

bbbbMali i Zi sot në Bruksel fillon negociatat për anëtarësim të plotë në NATO.

Pasi më 2 dhjetor të vitit 2015, Mali i Zi mori ftesën nga NATO për anëtarësim në Aleancë, ekipi negociator i Malit të Zi sot edhe zyrtarisht fillon procesin e negociatave për anëtarësim.
Negociatat me siguri do të zgjasin deri në muajin prill, ndërsa pjesë e rëndësishme e procesit është ajo se të gjitha 28 anëtaret e Aleancës doemos duhet të ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit.
Ekipin negociator të Malit të Zi e përbëjnë përfaqësuesit e dikasterit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Agjencia për Siguri Nacionale, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Sekrete, si dhe Misioni i Malit të Zi në Aleancë. Nga ana tjetër NATO do të përfaqësohet nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm për çështje të mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button