☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.88 ▲1.48%
ARI 4,710 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,070 ▲ +0.66% ETH $2,102 ▲ +1.77% XRP $1.3447 ▲ +1.66% SOL $83.3500 ▼ -0.26%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Maliqi i kërkon Qeverisë të mos i deportojë gulenistët e arrestuar me urdhër të Erdoganit

 

Analisti Shkëlzen Maliqi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mos i deportojë gulenistët e arrestuar me urdhër të Taip Erdoganit.

Maliqi thekson se aktiviteti i drejtorëve të arrestuar sot ka qenë legal në shkollat ku kanë ligjëruar.

“Shpresoj se dorëzimi i drejtorëve të shkollave “Mehmet Akif” të Turqisë është lajm i rrejshëm! Aktiviteti i tyre në Kosovë ka qenë legal në shkollat që janë regjistruar sipas ligjeve tona dhe nëse në Kosovë nuk kanë qenë nën hetime se janë duke zhvilluar veprimtari të rrezikshme për shtetin tonë, e as Turqia nuk ka dërguar dëshmi tjera të bindshëm se ata janë “terrorista” pos se janë “gylenista”, nuk ka pse të deportohen!”, ka shkruar ai.

Përkundrazi, siç vlerëson ai, të njëjtëve duhet t’iu ofrohet azili ose mundësia që të zgjedhin në cilin shtet duan të jetojnë.

“Nuk e paragjykoj aspak se kush janë dhe çfarë kanë bërë këta që po thuhet se do të deportohen, por duke e ditur se me çfarë histerie regjimi i Erdoganit largoi nga puna dhe i burgosi dhjetëra mija “gylenistë” dyshoj se kjo është pjese e ndjekjes se turpshme te shtigave, një fushatë masive qe po e mbron pushtetin dhe tiraninë e Erdoganit dhe jo aspak kontribut ne luftën kundër terrorizmit”, ka shtuar ai.

Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, u arrestuan nga Policia të enjten në mëngjes

Gazeta Express mori vesh se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulen, kundërshtarit të Presidentit Erdogan.

Arrestimet, në mëngjesin e sotëm, ndodhën në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.