Malltezi-Balla, prokuroria pushon hetimet
Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për Jamarbër Malltezin për të cilin gjatë verës, policia kufitare e Rinasit referoi materialet në organin e akuzës për “goditje për shkak të detyrës” ndaj deputetit socialist Taulant Balla.
Në argumentimin që bën prokuroria thuhet se, kjo është një çështje me të dëmtuar akuzues dhe se nuk mund të hetohet nga prokurorët.
Jamarbër Malltezi u denoncua në muajin qershor nga deputeti Ballam, i cili sapo mbërriti në Rinas kallëzoi se ishte goditur në Itali nga Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Berisha.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.