Maloku: Kosovës nuk i duhet koalicioni PDK-LDK
Njohësi i proceseve politike, Fadil Mloku, ka vlerësuar se mund të ketë pasoja të pariparueshme për Kosovën në rast se qeveria e re varet nga votat e Listës Serbe. Sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë, Kosovën e pret kantonizimi ose ndarja.
“Më së paku kantonizimi, më së shumti ndarja të cilën jam duke e parë në horizont”, ka deklaruar Maloku.
Dhe, për ta shmangur një situatë të tillë, ai ka insistuar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Maloku ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri e privuar nga verbëria për pushtet, por assesi një koalicion qeverisës PDK-LDK.
“Koalicioni më i panatyrshëm, më i dëmshëm, më absurd dhe më i keq për Kosovën do të ishte ai në mes të LDK-së dhe PDK-së”, ka thënë Maloku.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.