🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,815 ▼0.14%
DOW 47,892 ▼0.61%
NASDAQ 22,873 ▲0.22%
NAFTA 98.78 ▲0.93%
ARI 4,782 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,765 ▲ +1.12% ETH $2,239 ▲ +1.64% XRP $1.3483 ▼ -0.16% SOL $84.5700 ▲ +1.45%
S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 % S&P 500 6,815 ▼0.14 % DOW 47,892 ▼0.61 % NASDAQ 22,873 ▲0.22 % NAFTA 98.78 ▲0.93 % ARI 4,782 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Manjani: Pensionistët do të kompensohen me bonuse, baza do rritet përmes indeksimit

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një iniciativë për kompensimin e të ardhurave të pensionistëve përmes politikës së bonuseve, në kuadër të reformës së pensioneve.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë të Njësisë nr. 2 mbi rritjen ekonomike, politikat sociale dhe reformën në këtë sektor, Manjani theksoi se baza e pensioneve do të vijojë të rritet përmes indeksimit sipas çmimeve të konsumit.

Ajo bëri të ditur se pensionistët që kanë kontribuar me vite të plota në skemë do të përfitojnë më shumë nga kjo reformë, përmes një trajektoreje rritëse të shtesave mujore. Sipas saj, ata do të marrin 18 mijë lekë më shumë në muaj në vitin e parë, 36 mijë lekë në vitin e dytë dhe në vijim deri në pesëfishimin e kësaj shtese deri në vitin 2030.

Ndërkohë, për pensionistët me vite të pjesshme pune, Manjani sqaroi se do të ketë një skemë të veçantë bonusi. Ata që kanë pensione nën 220 mijë lekë do të përfitojnë shtesa mujore duke nisur nga 8 mijë lekë në vitin e parë, 16 mijë lekë në vitin e dytë dhe 18 mijë lekë në vitin e tretë, me rritje të mëtejshme në vitet pasuese.

Sipas saj, këto masa synojnë përmirësimin gradual të të ardhurave për të gjithë pensionistët dhe rritjen e drejtësisë në sistemin e pensioneve.

Manjani deklaroi se edhe bonusi i fundvitit është i parashikuar në buxhet dhe përfitohet në mënyrë të barabartë nga të gjithë pensionistët, duke e cilësuar atë si një shpërblim për festat e fundvitit.

e.xh/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.